Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Michael Carpenter.
Osmani tha Carpenter është një figurë kyçe pas Samitit të NATO-s dhe mbështëtes i palëkundur në vlerat që i bashkojnë Kosovën dhe ShBA-në.
“Në fund të Samitit të NATO-s pata rastin ta falënderoj drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Michael Carpenter. Një figurë kyçe pas suksesit të #NATO75 dhe një mbështetës dhe besimtar i palëkundur në vlerat që bashkojnë Kosovën dhe SHBA-në. Përpjekjet e tij forcojnë angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.
E para e shtetit, pas Ëashingtonit do të udhëtojë për në Britani të Madhe ku do të marrë pjesë në Konferencën e Komunitetit Politik Evropian, që pjesë e agjendës do të jetë edhe Ukraina.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...