Zjarri i nisur ditën e djeshme në Kardhikaq, bashkia Finiq në Shqipëri, ka vijuar pasditen e sotme në malin e Sopotit në vendin e quajtur Lefkë, mbi Delvinë.
Situata është problematike, ndërsa është shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse se zjarri është në një zonë që nuk arrihet nga mjetet.
Çdo përpjekje në këto momente bëhet me mjete rrethanore. Zjarrfikës të Delvinës, Sarandës, Finiqit dhe banorë të zonës po përpiqen të shuajnë flakët. Ndërhyrja nga ajri është ndërprerë me rënien e muzgut ndërsa efektivët do të jenë në gadishmëri përgjatë gjithë natës.
Në zonën e Dropullit vatrat e zjarrit janë aktive por në lartësinë e malit./tch
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...