Marko Roshiq, njëri nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq është arratisur.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut.
“Ditën kur është marrë vendimi ka qenë diku rreth orës 11:00. Neve na kanë sjellur vendimin për ekzekutimin e dënimit rreth orës 15:00. Po atë ditë [ditën kur është marrë vendimi nga gjykata], ne kemi shkuar për ta arrestuar por ai s’ka qenë në shtëpi dhe ne besojmë se ai nuk është në Kosovë”, tha Elshani.
Të premten e 28 qershorit, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dënuar më 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Në mesin e të dënuarve është edhe Marko Roshiq për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “vrasje të rëndë, të cilit i është shqiptuar dënim me 8 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë.
Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së aktgjykimit./Arbresh.info/
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...