Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes aeroportit ndërkombëtar të Shkupit dje e ka realizuar ekstradimin nga shteti i Francës të kosovarit A.R., i vitit 1995.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me dënim burgimi prej 2 vite e 4 muaj për veprat penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje.
“Personi i kërkuar pas përfundimit të procedurave ligjore është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime