Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Begaj ka thënë se Shqipëria ka humbur sot gjeniun e letrave.
“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, ka shkruar Begaj.
Kadare vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare./Arbresh.info
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve