Në Iran zhvillohet këtë të premte, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, pak më shumë se një muaj nga aksidenti tragjik me helikopter në veri të vendit që i mori jetën presidentit Ebrahim Raisi.
Nga 4 kandidatë në fletën e votimit, gara zhvillohet ndër 3 prej tyre, mes Mohamed Bagerit, kreut të parlamentit dhe ish-komandantit të forcave ajrore të Gardës Revolucionare, Said Xhalilit, ish-të dërguarit kryesor në negociatat ndërkombëtare për programin bërthamor iranian dhe Masud Pezeshkianit, që mbështet uljen e tensioneve me perëndimin dhe më tepër liri në vend.
Nëse dy të parët janë konservatorë dhe besnikë të linjës së ashpër që ndjek aktualisht vendi, Pezeshkiani shihet si më liberali, ndonëse besnik i Ajatollahut Kamenei. Pjesëmarrja në zgjedhje duket e lartë, por sipas mediave raundi i balotazhit më 5 korrik do të vendosë përfundimisht kush do e drejtojë Iranin për 4 vitet e ardhshme.
Zgjedhjet mbahen në një moment tensionesh në Lindjen e Mesme, mes tensioneve në Rripin e Gazës, që rrezikojnë të tërheqin në luftë me Izraelin edhe Iranin që mbështet Hamasin dhe milicitë anti-izraelite në rajon./Tv Klan
Mbi 2.6 milionë euro kredi në Kosovë pavarësisht kamatave të...
G7 shqyrton lirimin e rezervave emergjente të naftës për të ...
Rashiq kërkon falje, thotë se ngatërroi deklaratën për Manas...
Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokr...
Kurti: Demokracia s’mund të jetë e fortë nëse gratë janë të ...
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...