President i Serbisë, Aleksander Vuçiq u shpreh se nuk ka pritje të mëdha nga takimi i sotëm në kuadër të dialogut, i cili do të fillojë në orën 15:00.
“Unë nuk pres asgjë. Pres që ai të dramatizojë dhe të bërtasë pak, derisa unë t’i them ndal. Do të dëgjoj me kujdes Borrellin dhe Lajçakun, nuk kam asgjë kundër atyre njerëzve, ata punojnë në rrethana të vështira”, u deklaroi Vuçiq gazetarëve, duke nënvizuar se do të luftojë për interesat e popullit serb dhe se nuk pret përfundim të madh të takimit.
Vuçiq u prononcua para gazetarëve pasi që zhvilloi biseda me zyrtarë evropian, përfshirë presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Komisarin Evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi. Me ata ka trajtuar çështjet që lidhen me integrimet evropiane të Serbisë./rtk
Kapet në Ferizaj dileri nga Shqipëria, i sekuestrohet droga
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...
65 aksidente trafiku brenda 24 orësh, policia shqipton mbi 2...
Dy raste të vjedhjes në Han të Elezit – grabiten stoli ari, ...
SHBA-ja thotë se 16 anije iraniane që vendosnin mina janë ‘e...
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...