Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se të enjten katër burra në lokacione të ndryshme në Prishtinë janë gjetur të vdekur.
Në raport thuhet se hetimet për vdekjen e katër viktimave janë duke u bërë nga njësitë përkatëse policore.
Lidhur me këtë Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore tha për Arbresh.info se se trupat e pajetë të katër personave janë dërguar për obduksion.
Gjithashtu ajo tha se Prokuroria në koordinim me policinë është duke ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtyre vdekjeve në 24 orëshin e fundit
“Trupat e pajetë janë dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rastet janë iniciuar si ‘hetim mbi vdekje’”. Lidhur me detajet e këtyre rasteve, në këtë fazë nuk mund t’i ndajmë me ju, për shkak se mbesim në pritje të raporteve të autopsisë dhe të rezultateve nga hetimi, të cilat do të ndihmojnë në sqarimin e plotë të tyre”, tha tutje Ulaj./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...