Nedim Bajrami hyri në histori të Kampionatit Evropian me golin e tij të shënuar ndaj Italisë.
Ai me golin që shënoi pas 23 sekondave u bë autori i golit më të shpejtë në histori të Euros, shkruan Arbresh.info.
Këtë rekord e mbante Kirichenko i cili kishte realizuar gol në minutën 1:07 të vitit 2024 në ndeshjen e Rusisë ndaj Greqisë.
Kirichenko foli pasi iu thye ky rekord, rusi tha se ishte habitur kur e ka parë se Bajramin teksa kishte shënuar aq herët.
“E vërteta është se u habita shumë kur pashë që Bajrami e theu atë rekord. Mendova se një ekip më i famshëm se Shqipëria do ta kalonte atë. Ata shënuan një gol pas 23 sekondash, kështu që urime”, tha Kirichenko.
Ai në humor tha se tani mund të pushoj pasi rekordi i tij është thyer.
“E vërteta është se rekordi nuk kishte shumë kuptim për mua. 20 vjet duken shumë të gjata për ta thyer atë. Tani, më në fund, mund të pushoj”, deklaroi trajneri rus duke qeshur.
Kujtojmë se Evropianin e viti 2004 e fitoi pikërisht kundërshtari i Kirichenkos, Greqia./Arbresh.info/
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...