Anglia triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Serbisë në ndeshjen e parë të Euro 2024.
Një ndeshje që u kritikua nga shumë tifozë anglez por së fundmi, pas kësaj loje reagoi edhe trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, shkruan Arbresh.info.
Ai nuk kurseu kritikat ndaj trajnerit Gareth Southgate.
“Anglia po luante në mënyrë shumë pasive. Ky është vizioni i trajnerit të tyre… Nëse kalon në avantazh 1-0, atëherë ai vendos të tërheqë skuadrën në mbrojtje. Preferon kompaktësi në prapavijë dhe të dalë çfarë të dalë në sulm për minutat e mbetura”, u shpreh holandezi.
Anglia sfidën e radhës e luan ndaj Danimarkës./Arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...