Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoci ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci ka uruar që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrat e secilit, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës.
Mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyesi i përhershëm për jetë në paqe.
Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.
Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit.
Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!/Arbresh.info
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...