Nicolo Barella ka të ngjarë të jetë i disponueshëm për ndeshjen hapëse të Italisë undër Shqipërisë të shtunën në Euro 2024, pasi është rikuperuar nga një lëndim.
Ka qenë trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ai i cili e ka bërë të ditur këtë të premtën.
Barella, i cili luajti një rol të rëndësishëm për skuadrën e Interit që fitoi Serie A sezonin e kaluar dhe ishte një anëtar kyç i skuadrës italiane që triumfoi në Euro 2020, është rikthyer në stërvitje të enjten pa asnjë problem. Megjithatë, ai kishte humbur dy miqësoret e fundit të Italisë para turneut të këtij viti për shkak të lëndimit.
“Dje ai bëri gjithçka”, ka thënë Spalletti. “Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të shohim se si ndihet ai. Ekipi mjekësor duhet të jetë i kujdesshëm duke pasur parasysh problemet e fundit. Por që nga mbrëmja e djeshme, gjithçka thotë se ai do të jetë i disponueshëm për përzgjedhje.”/rtk
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...