Çdo vit në 14 qershor, në vende të ndryshme të botës kremtohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, një ngjarje e rëndësishme e cila shërben për të rritur ndërgjegjësimin rreth nevojës së produkteve të sigurta të gjakut, si dhe për të falenderuar të gjithë dhuruesit që me këtë gjest shpëtojnë jetë.
Gjaku është një pasuri e çmuar e jetës, si në ndërhyrje të planifikuara ashtu dhe në situata emergjence.
Ai ndihmon shumë pacientë që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën, të jetojnë më gjatë e me një cilësi më të mirë, gjithashtu ndihmon për kryerjen e trajtimeve mjekësore e ndërhyrjeve kirugjike. Gjaku është jetësor në trajtimin e emergjencave të të gjitha llojeve si katastrofa natyrore, aksidente, konflikte me armë etj., dhe shpëton jetë në situata të caktuara gjatë kujdesit perinatal.
Jeta dhe shëndeti i miliona njerëzve preken nga fatkeqësitë çdo vit.
Në dekadën e fundit, fatkeqësitë kanë shkaktuar më shumë se 1 milion vdekje, me më shumë se 250 milionë njerëz të prekur çdo vit. Fatkeqësitë natyrore si tërmetet, përmbytjet dhe stuhitë krijojnë nevoja të konsiderueshme për gjak në shërbimet shëndetësore.
Po ashtu, fatkeqësitë e shkaktuara nga njeriu, si aksidentet rrugore dhe konfliktet me armë./rtk
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...