Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pritur në takim zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Italisë në Romë nga homologu, Ministri Matteo Piantedosi.
MPB njofton se në takim është diskutuar për forcimin e angazhimit të përbashkët të forcave të Policisë së dy shteteve në luftën kundër krimit të organizuar.
“Në takimin zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Italisë në Romë, Ministri Sveçla dhe Ministri Piantedosi biseduan për forcimin e angazhimit të përbashkët të forcave të Policisë së dy shteteve në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit, migrimit të paligjshëm dhe veprimeve tjera ilegale. Poashtu, është lavdëruar bashkëpunimin i shkëlqyer në mes të forcave të Policisë së dy shteteve”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...