Në prag të Kampionatit Europian, Gjermani 2024, Italia dhe Turqia do të zhvillojnë një ndeshje miqësore këtë të martë në mbrëmje.
Ndërsa ka folur për mediet përpara miqësores, mesfushori turk i Inter-it, Hakan Çalhanoglu deklaroi se ai mendon që në pozicionin ku luan është futbollisti më i mirë në Europë.
“Siç e kam thënë shumë herë, ndihem më i miri në Europë. E di mirë që ka shumë kampionë, megjithatë jam duke u përmirësuar dhe duke u rritur shumë“-tha fillimisht ai.
Sa i përket Italisë dhe si e sheh ai këtë këtë skuadër në EURO 2024, futbollisti turk theksoi se është shumë e fortë dhe se kjo miqësore do të jetë një sfidë e vërtetë për Kombëtaren e vendit të tij.
“Italia është e fortë, fitoi Europianin e fundit. Janë 5-6 nga shokët e mi që luajnë atje, siç tha me të drejtë Spalletti, është një avantazh sepse ata luajnë gjithmonë bashkë. Megjithatë ka edhe lojtarë të tjerë të fortë, do të jetë një test i mirë për ne”-deklaroi Çalhanoglu./Ss
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri