Argjira Spanca dhe partneri i saj Graciano Tagani kanë vendosur një pikë të qartë lidhur me spekulimet për ndarjen e tyre.
Duke qenë të ftuar në emisionin e dielës “E diell”, çifti ka sqaruar se ata asnjëherë nuk janë ndarë, përkundrazi kanë kaluar thjesht një krizë në lidhjen e tyre, një situatë të zakonshme si për shumë të tjerë.
Argjira veçanërisht, foli hapur në lidhje me heshtjen e saj deri më tani, duke zgjedhur të mos bëjë komente publike për gjendjen e lidhjes si përgjigje ndaj atyre që mendonin se ndarja ishte një “show” i montuar për vëmendje.
Ajo theksoi se ajo që aty kishin kaluar ishte një sfidë si çdo çift tjetër dhe jo një manovër për të tërhequr sytë e publikut.
Për të vulosur sqarimin dhe për të përforcuar unitetin e tyre, në fund të intervistës, me një kërkesë të ndjeshme nga moderatorja Beniada Nishani çifti shkëmbyen një puthje romantike në buzë.
Argjira shtoi: “Njerëzit e kanë marrë këtë fazën time me Gracianon si ndarje. Unë prandaj nuk kam dalë që të flas. Edhe kur kam folur kam thënë që kemi një krizë, sepse të gjitha çiftet kanë një krizë”. /Telegrafi/
Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re