Real Madridi mbrëmë triumfoi në finalen e Champions League, duke mposhtur Dortmundin me rezultat 2-0.
Kjo ishte ndeshja e fundit për gjerman Toni Kroos i cili ka njoftuar pensionimin nga futbolli pas Euro 2024, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez ka thënë se gjerman i kanë ofruar rinovim të kontratës.
“Ne i ofruam atij rinovimin e kontratës, por është e qartë se dëshironte të tërhiqej në kulmin e tij. Ju e dini se si janë gjermanët, është shumë e vështirë t’i bësh të ndryshojnë mendje. Ai bëri atë që donte të bënte, largohet si legjendë dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë si një nga më të mëdhenjtë në botë”, – deklaroi Perez pas suksesit të mbrëmshëm.
Kroos ka fituar gjithçka me skuadra teksa ka edhe një Kupë të Botës të fituar me Gjermaninë në vitin 2014.
I vetmi triumf që i mungon atij është Evropiani me kombëtaren e tij dhe këtë sukses do të kërkoj pikërisht në fundin e karrierës së tij në tokën gjermane./Arbresh.info/
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike