Mesfushori Federico Valverde ka humbur kujtesën për disa gjëra pas përplasjes fizike me Aurelien Tchouamenin.
Ylli uruguain u dërgua në spital pas përplasjes me Tchouamenin dhe si pasojë edhe do të mungojë në “El Clasico” në vikend kundër Barcelonës.
Siç raporton “El Chiringuito”, që përcjell gazetari Fabrizio Romano – Valverdes i është kërkuar një javë pushim nga doktorët pasi u gjend në tokë i gjakosur në dhomën e zhveshjes.
“Pasi Fede ra në tokë dhe goditi kokën, ai ka humbur kujtesën për disa gjëra. Doktorët i kanë thënë që të pushojë së paku një javë nga stërvitjet dhe ndeshjet pas goditjes së madhe në kokë”.
“Lojtarët e gjetën Fede Valverden në tokë, duke qenë i gjakosur. Ai e goditi ballin në tavolinë”, raporton ai.
Ndërkohë, edhe Tchouameni pritet të suspendohet nga Real Madridi, derisa ende është e paqartë se cili do të jetë vendimi i klubit madrilen për dy lojtarët./Telegrafi/
Konflikt në Fushë-Krujë, përfundojnë në spital dy vëllezër –...
Kujtim Shala: Agim Veliu duhet të jetë në listën e LDK-së
Konflikt në Fushë-Krujë, përfundojnë në spital dy vëllezër –...
Limaj: Këto nuk janë zgjedhje, por rivotim
Kujtim Shala zbulon detaje: Vjosa Osmani bartëse e listës dh...
Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ek...