Një 62-vjeçar është lënduar rëndë në Sarandë, pasi ka rënë nga një skelë teksa punonte në një kantier ndërtimi.
Servet Ziflaj, është nisur para pak minutash me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
TCH raporton se se ai është paraqitur ditën e djeshme në urgjencën e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi rreth 3-4 metra në kantierin ku punonte.
Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme situata u përkeqësua dhe hyri në gjendje kome.
Mjekët dyshojnë për trauma të brendshme dhe dëmtim të disa organeve.
Ky është rasti i disatë i aksidenteve në punë së fundmi në Shqipëri. Një hetim për rastin është çelur për të monitoruar kushtet e sigurisë në punë dhe mënyrën e zbatimit të tyre.
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup