Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që po mbahet në Oslo të Norvegjisë.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se sistemi politik të cilin e ka ndërtuar Kosova tash e sa vjet, është më i avancuar se i disa shteteve të BE-së.
Ai gjithashtu tha se s’duhet të heqim dorë për ta bërë shtetin, për ta forcuar, siç tha ai, subjektivitetin ndërkombëtar.
“E them me përgjegjësi të plotë se sistemi politik të cilin e ka ndërtuar Kosova, tash e shumë vite, është më i avancuar se i disa shteteve anëtare këtu, dhe për këtë nuk duhet te heqim dorë. Nuk duhet të heqim dorë për ta bërë shtetin, për ta forcuar subjektivitetin, mbi të gjitha për të qenë përgjegjës. Përgjegjshmëria është çelësi i seriozitetit dhe i trajtimit si palë e respektuar nga faktori ndërkombëtar”, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...