Shkarkimi i Massimiliano Allegrit dy javë më parë mund t’i kushtojë shumë Juventusit.
Trajneri italian ka tronditur drejtuesit e Zonjvs së Vjetër me kërkesat për para pas shkarkimit.
Allegri, nëpërmjet avokatit të tij, u ka kërkuar bardhezinjve 14 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.
Ish-trajneri i Livornos dhe Milanit ka kërcënuar se do të çojë çështjen në gjykatë, teksa nga ana tjetër klubi bardhezi ka refuzuar kërkesën e ish-trajnerit, duke e cilësuar të tepruar kërkesën e tij për 14 milionë euro.
Negociatat pritet të vijojnë sërish në ditët e ardhshme, me drejtuesit e Juventusit që synojnë të ulin sa më shumë shifrën e pretenduar nga Allegri dhe stafi i tij, të cilët kanë kontratë deri në fund të sezonit me bardhezinjtë.
Massimiliano Allegri u shkarkua dy javë para fundit, pas një shpërthimit ndaj gjyqtarëve, drejtorit sportiv Giuntoli dhe drejtorit të gazetës torineze ‘TuttoSport’, në përfundim të finales së Kupës së Italisë ndaj Atalantës.
Në vendin e teknikut bardhezi pritet të emërohet Thiago Motta, i cili ka ndërprerë bashkëpunimin me Bolognën dhe është drejt zyrtarizimit në stolin e Juventusit. /Telegrafi/
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...
Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...