Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti takimin e 248-të me radhë.
Në këtë takim janë marr disa vendime mes të cilave është edhe miratimi i raportit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit për periudhën janar-mars 2024, përcjell Arbresh.info.
Vendimet që u morën janë si vijon:
• Miratoi Strategjinë për Komunikim në Sistemin Prokurorial të Kosovës (2024-2026) me një rekomandim;
• Miratoi raportet e kryeprokurorëve të prokurorive të vendit për periudhën janar-mars 2024;
• Transferoi në mënyrë të përhershme prokuroren Ardiana Veseli nga Departamenti i Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë;
• Njoftoi anëtarët e KPK-së për rrjedhën e procesit për avancim në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Gjakovë;
• Aprovoi shpalljen e brendshme për avancimin e prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe
• Mbajti seancë dëgjimore lidhur me rastin disiplinor ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore Prizren, ndërsa vendimi do të bëhet publik sipas ligjeve në fuqi./Arbresh.info
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA