Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka dhënë së fundmi një intervistë, ku foli si fillim për ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu” si dhe emocionet e përshëndetjes me tifozët e “Los Blancos”.
Për Kroos ndeshja e fundit në “shtëpi” ishte një mbrëmje e paharrueshme.
“Jam shumë mirë, ishte një natë e paharrueshme për mua dhe për të gjithë familjen time, nuk e prisja gjithë këtë përkëdhelje, por shfrytëzova të gjitha këto momente të veçanta nga tifozët dhe ekipi. Nuk mund të kërkoja më shumë”-tha fillimisht gjermani.
Ndërsa iu përmend fakti që me fitoren në finalen e Champions League ndaj Borussia Dortmund do të arrinte një mit si Francisco Gento, duke u bërë futbollisti më i titulluar në historinë e kompeticionit me gjashtë suksese, mesfushori theksoi se nuk e mendon këtë gjë, por dëshiron triumfin për gjithë ekipin.
“Fitorja do të ishte e rëndësishme, jo aq për rekord, por unë do të isha me fat nëse do ta fitoja sërish këtë trofe. E dimë se do të jetë e vështirë, por ne dimë si t’i fitojmë këto ndeshje dhe shpresojmë që të jemi në gjendje ta dëshmojmë këtë në fushë”-shtoi Toni Kroos./Ss
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë