Thiago Alcantara do të largohet nga Liverpooli tani pas përfundimit të sezonit në Ligën Premier.
Kontrata e mesfushorit spanjoll me The Reds ka skaduar dhe ai do të largohet i lirë nga Anfield.
The Reds nuk kanë humbur shumë kohë dhe kanë gjetur zëvendësuesin e spanjollit në elitën e futbollit italian Serie A.
Mesfushori i talentuar brazilian Ederson është në listën e dëshirave të Liverpoolit të cilët po përgatitin një ofertë për të.
Gjiganti anglez ka përgatitur një ofertë prej 40 milionë euro në drejtim të Atalantas, edhe pse skuadra italiane synon që të fitojë 50 minimum nga shitja e tij.
24-vjeçari këtë edicion ka qenë fantastik në 52 ndeshje duke realizuar shtatë gola dhe duke asistuar në një tjetër. /Telegrafi/
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga