Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron nuk arriti që të përfundonte vizitën e tij në Tiranë për shkak të mbledhjes urgjente në Britani.
Takimin që kishte përfshirë në agjendë me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj nuk ishte mundur që të realizohet, mirëpo palët patën një bisedë telefonike.
Fokusi i bisedës ishte roli i Shqipërisë si aleatë e NATO-s.
“Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar Bajram Begaj sot pas vizitës së tij në Tiranë. Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe rikonfirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Jashtme britanike.
Biseda telefonike konfirmohet edhe nga presidenti Begaj.
“Kisha një telefonatë sot me Zotin David Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s. Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Rritja e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR vlerësohet veçanërisht”, njofton Begaj./a2cnn
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...