Mediumi Il Corriere della Sera ka shpjeguar qëndrimin e trajnerit Massimiliano Allegrit duke raportuar disa citate të shkurtra nga tekniku italian, të cilat thuajse konfirmojnë largimin e tij nga Juventusi.
Juventusi do të shkarkojë Allegrin dhe disa burime pohojnë se gjigantët e Serie A do ta konfirmojnë vendimin e tyre më vonë gjatë ditës së sotme.
Trajneri italian u tërbua me gjyqtarët, drejtuesit e klubeve dhe një gazetar të mërkurën mbrëma, pasi fitoi Kupën e Italisë në një finale kundër Atalantës.
Il Corriere della Sera konfirmon se Allegri nuk ka qenë kurrë në marrëdhënie të mira me drejtorin e klubit Giuntoli dhe zbulon se dyshja kishin ide të ndryshme për përforcimet në janar.
Allegri thuhet se donte Giacomo Bonaventura ose Roberto Pereyra, ndërsa Giuntoli nënshkroi Carlos Alcaraz në huazim me një opsion për të blerë nga Southampton dhe Tiago Djalo me një transferim të përhershëm nga Lille.
“Për fat të mirë, kjo situatë do të përfundojë së shpejti”, ka thënë Allegri, raporton Il Corriere della Sera.
Sipas raportit, Allegri është gjithashtu i zhgënjyer nga qëndrimi i Giuntolit.
Ndërsa drejtuesi konfirmoi besimin e tij te Allegri gjatë intervistave publike këtë sezon, ai u takua me Thiago Mottan në shkurt dhe refuzoi të diskutonte të ardhmen me Allegrin privatisht.
Sipas raportit, Allegri beson se Giuntoli duhet të kishte qenë më transparent me të dhe lojtarët. Përkundrazi, ai u delegjitimua brenda zhveshtores dhe futbollistët nuk morën përgjegjësi.
“Këtë sezon, unë isha rrufepritës; Të shohim kush do të jetë sezonin e ardhshëm”, përfundoi Allegri. /Telegrafi/
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve
Maran: Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, n...
Hamza: Kosova po humb të rinjtë nga krizat politike, qytetar...
Shkurte Fejza takon Bill Clintonin në SHBA: Moment falënderi...