Manchester United ka arritur të shënoj fitore me rezultat 3-2 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e 34-të ndaj Newcastle.
Mainoo hapi serinë e golave për Unitedin në minutën e 31-të, shkruan Arbresh.info.
Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë Anthony Gordon barazoi shifrat në 1-1.
Mirëpo nuk zgjati shumë dhe Diallo shënoi për rikthimin e epërsisë për ‘djajtë e kuq’, në minutën e 57-të.
Të drejtuarit e ten Hag shënuan edhe golin e tretë përmes Hojlundit gjashtë minuta para fundit.
Newcastle nuk e pa të arsyeshëm dorëzimin dhe në minutën e dytë shtesë, ngushtoi epërsinë me golin e Leëis Hallit.
Por deri në fund gola nuk pati dhe djajtë arritën të marrin fitore.
Pas këtij triumfi Manchester United arrin në kuotën e 57 pikëve aq sa ka edhe Newcastle, që ndajnë pozitat shtatë dhe tetë./Arbresh.info/
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...