Chelsea ka arritur të shënoj një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e mbetur të xhiros së 34-të në kuadër të Premier League ndaj Brightonit me rezultat 2-0.
Meritorët e këtij triumfi të bluve ishin Palmer dhe Nkunku, shkruan Arbresh.info.
Të drejtuarit e Pochetinos e nisën ndeshjen më mirë, kur Cole Palmer realizoi për 1-0 në minutën e 34-të.
Ndërsa goli i dytë erdhi nga i inkuadruari në lojë Nkunku, në minutën e 64-të.
Teksa dy minuta para fundit Recce James u ndëshkua me karton të kuq.
Mirëpo gola nuk pati dhe kështu Chelsea arkëtoi tri pikë të arta në luftë për një pozitë që të dërgon në garat evropiane.
Pas këtij triumfi ‘blutë e Londrës’ kanë 60 pikë dhe ndodhet në pozitën e gjashtë, vend ky që e dërgon në kualifikimet e Uefa Conference League.
Sfidën e fundit Chelsea e luan ndaj Bornemouthit./Arbresh.info/
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...