Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Osmani tha se temë e diskutimit ka qenë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Dje bisedova me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, ku diskutuam anëtarësimin e Kosovës në KiE. Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga mekanizmat e Këshillit”, ka shkruar presidentja Osmani në platformën X.
Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut, por edhe një fitore për kontinentin evropian dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm./Arbresh.info/
Yesterday, I spoke with German President Frank-Walter Steinmeier to discuss Kosovo’s membership in the @CoE.
I emphasized the critical importance for the successful conclusion of this process, to ensure that all our citizens benefit from the Council’s instruments as soon as… pic.twitter.com/XB82jnDx9b
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...