Kosova përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik”. Ajo radhitet e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar, kur u listua e 56-ta.
Kosova është renditur 19 vende më poshtë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët Pa Kufij”, për këtë vit.
Në raportin e publikuar sot thuhet se sulmet kundër gazetarëve janë rritur në kohën e tensioneve politike mes Kosovës e dhe Serbisë.
Në Indeksin që përfshin 180 vende, ajo radhitet në vendin e 99-të. Kosova radhitet e 75-ta.
Kurse Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit duke e renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me rënie të lirisë së shtypit, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila ka shënuar përmirësim duke u renditur e 36-ta.
Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që duhet të ishin garantuesit e saj, autoritetet politike./rtk
Reforma e inspektimeve/ Rama: Do të ketë certifikim, trajnim...
I burgosuri shqiptar vret një pakistanez në qeli, dënohet me...
Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për zgjedhje...
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...