Një sherr për motive të dobëta mbrëmjen e së dielës ka përfunduar me lëndimin e një personi në qytetin e Korçës.
Policia thotë se këta persona fillimisht janë konfliktuar verbalisht, ndërsa njëri prej tyre ka goditur me sende të forta në kokë 55-vjeçarin duke i shkaktuar fraktura dhe çarje.
Autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në komisariat.
Sakaq, 55-vjeçari ka marrë lëndime të thella në kokë dhe për pasojë është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al
Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëres...
Të shtëna ndaj Botërorit/ Të vrarë e të plagosur në Kansas, ...
Vetëm edhe 6 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezulta...
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...