Një 52-vjeçar nga Kosova i cili banonte në Gjermani dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri një 38-vjeçar pronar i një lokali në Herzogstrasse të Düsseldorfit.
Sipas Rheinische Post, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar mëngjesin e hershëm me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.
Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.
Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri në dorë që priste para lokalit.
Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Ka disa dyshime nëse i arrestuari është autori i vërtet i vrasjes./Arbresh.info/
Zgjatet afati i aplikimit për Skemën e Granteve për Energji ...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhërarre...
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, merr 7 vota nga KLP
Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e B...
Kurti: Stadium pas stadiumi, komunë pas komune, derisa ta bë...
Ndeshje të trukura, tenisti francez pezullohet për 20 vjet