Hamasi ka thënë se po studion kundërpropozimin e fundit izraelit në lidhje me një armëpushim të mundshëm në Gaza, një ditë pasi raportet e mediave thanë se një delegacion nga Egjipti kishte mbërritur në Izrael në një përpjekje për të nisur negociatat.
Shenjat për bisedimet vijnë pasi OKB-ja paralajmëroi se “pragjet e urisë në Gaza do të shkelen brenda gjashtë javëve të ardhshme” nëse nuk arrin ndihma masive ushqimore, shkruan The Guardian.
Grupet e ndihmës deklaruan se kushtet tashmë katastrofike humanitare të Gazës do të përkeqësohen nga një pushtim që Izraeli zotohet të kryejë kundër batalioneve të Hamasit në Rafah.
Rafah, në kufirin me Egjiptin, është i mbushur me qindra mijëra palestinezë të zhvendosur nga gati shtatë muaj luftë midis Izraelit dhe Hamasit. Zona bombardohet rregullisht.
Zyrtarët e spitalit thanë se sulmet në Rafah dhe gjetkë vranë më shumë se 12 njerëz gjatë natës./abcnews.al
Rihapet pika e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjipt...
“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na...
Manipulimi me vota në Komunën e Podujevës, Prokuroria autori...
Bekim Haxhiu ankohet për votat e diasporës pas afatit ligjor...
ZRrE thotë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson...