Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare dhe politikani i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, është dërguar në spital me lëndime të lehta pas një aksidenti me veturë.
Raportohet se përveç Ben-Gvir, të lënduar nga aksidenti kanë mbetur edhe vajza e tij, një roje sigurie dhe shoferi.
Tani, policia po i heton rrethanat e aksidentit që sipas mediave hebraike ka ndodhur për arsyen se vetura kishte kaluar në semafor të kuq, shkruan skynews, përcjell Telegra
Bëhet e ditur se ministri ishte në qytetin Ramle pranë Tel Avivit, duke vizituar vendin ku policia dyshon për një sulm me thikë.
Shefi i policisë së qarkut qendror Avi Biton ka njoftuar se një burrë 21 vjeçar ka sulmuar një grua 19 vjeçare. Edhe pse me vetëdije, gruaja thuhet se ka marrë plagë të rënda dhe po trajtohet në spital.
Ndryshe, Ben-Gvir është anëtar i diskutueshëm i qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ai ka një histori dënimesh në lidhje me mbështetjen për terrorizmin dhe retorikën anti-arabe. /Telegrafi/
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi
Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...