Policia ruse e ka arrestuar Aleksandr Fomin, njërin prej bashkëthemeluesve të kompanisë së ndërtimit Olympcitsy, pasi ai dyshohet se i ka dhënë ryshfet zëvendësministrit rus të Mbrojtjes, Timur Ivanov.
Gjykata e Qarkut e Moskës mori vendim që ai të mbahet në paraburgim së paku deri më 23 qershor.
Vetëm një ditë më parë, e njëjta gjykatë urdhëroi që Ivanovi të futej në paraburgim nën akuzat për marrje të ryshfetit.
Të gjitha asetet e Ivanovit, si dhe ato të familjarëve, përfshirë të bashkëshortes, ish-bashkëshorteve dhe fëmijëve, të ngrihen dhe konfiskohen.
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, e shkarkoi nga detyra Ivanovin menjëherë pas arrestimit të tij.
Një hetimi të publikuar në dhjetor 2022 nga Fondacioni Kundër Korrupsionit i Alexei Navalnyt (FBK), gjeti se Ivanovi i kishte udhëhequr dhe kishte përfituar nga projektet e ndërtimit në qytetin ukrainas Mariupol, i cili u shkatërrua pothuajse tërësisht nga forcat ruse në muajt e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Hetimi gjeti se Ivanovi dhe bashkëshortja e tij, Svetlana, i shpenzuam më shumë se një milion euro për pushime, në qira për vila dhe jahte, dhe për blerjen e stolive dhe rrobave. Ai gjithashtu gjeti se faturat personale të gruas së Ivanovit ishin paguar nga një kompani e lidhur me rindërtimin në Mariupol./rel
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...