Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka votuar në zgjedhjet presidenciale që po mbahen sot në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, Xhaferi e ka konsideruar një ditë të veçantë teksa ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë dhe të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizë vendi, përcjell Arbresh.info.
“Sot është ditë e veçantë. Si qytetar, e përmbusha të drejtën time qytetare, kushtetuese dhe ligjore të votoj fshehtas në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. I ftoj të gjithë qytetarët të përmbushin të drejtën e vet në votim dhe të vendosin për ardhmërinë tone evropiane. Në zgjedhje nuk vendosim vetëm për atë se kush do të jetë në pushtet viteve të ardhshme, por në cilin drejtim do të lëvizë vendi ynë. Si Kryeministër, shpreh kënaqësi që deri tani votimi rrjedh pa probleme dhe shpreh shpresë se procesi i përgjithshëm zgjedhor do të rrjedhë qetë”, ka shkruar Xhaferi./Arbresh.info
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...