Burri i vë flakën vetes para gjykatës ku po zhvillohet seanca për Donald Trump

22:45 | 19 Prill 2024
K.B

Një person ia ka vënë vetes flakën në parkun jashtë gjykatës në të cilën është duke u mbajtur procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Gazetarët në vendin e ngjarjes kanë thënë se burri para se të digjej ka hedhur në ajër pamflete.

Motivi i tij ende nuk dihet dhe është në gjendje të rëndë.

Brenda gjykatës, juria prej shtatë burrash dhe pesë grashë, më në fund është konfirmuar pas disa shtyrjesh.

Kjo është hera e parë që një ish-president apo president aktual, përballet me akuza për krime.

Trumpi është akuzuar se ka fshehur aferën me ish-yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels, duke e paguar atë me 130 mijë dollarë, para zgjedhjeve të vitit 2016.

Ai është deklaruar i pafajshëm dhe ka mohuar se kishte aferë me Daniels.