Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se Hashim Thaçi do të mbahet mend si kryeministër i pavarësisë, ndërsa sipas saj, Albin Kurti do të mbahet mend si i autonomisë për serbët e veriut.
Ky reagim i Çitakut ka ardhur pasi kryeministri Kurti përkujtoi 11 vjetorin e arritjes së marrëveshjes së vitit 2013-2015 si dhe zotimin për siç tha Kurti “të njëanshëm” të ish kryeministrit Hashim Thaçi në Bruksel te sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, se FSK nuk do ta kalojë lumin Ibër pa lejen e KFOR-it.
Çitaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kryeministri Kurti iu paska rikthyer sot përsëri marrëveshjeve të vitit 2013 dhe vitit 2015 – ato që numri dy i partisë së tij, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se janë të mira dhe të dëshiruara.
Çitaku tha se Kurti ka marr pak “oksigjen ditor politik” është marrë edhe me Hashim Thaçin, për siç tha ajo “ani pse Thaçi po bën tri vjet e gjysmë i mbyllur në Hagë – në mbrojtje të luftës së shenjtë të popullit tonë për liri”./Arbresh.info
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor