Gjykata Speciale e ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.
Lajmin e ka konfirmuar anëtari i familjes së Fazliut, Fadil Fazliu, i cili tha se i njëjti është arrestuar nga policia e EULEX-it.
“Është arrestuar. E ka dërgu djalin në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i”.
“Ende nuk po dihet se pse është arrestuar, kam tentuar të flas me avokatin, por ishte e pamundur”, është shprehur ai për Klankosova.tv.
Specialja në shtator të vitit të kaluar pati bastisur banesën e Fazliut, për të cilën bastisje pati thënë se gjërat që i kanë marrë Specialja kanë qenë të kota për ta.
“Në banesë kemi pasur fotografi, por të gjitha janë publike në llogarinë time në Facebook. Asnjë dokument nuk ka qenë aty, përpos fotografi, libra të heronjve, Fahriut e Bahriut e të shumë shokëve që kanë ardhë aty”.
“Ndoshta ka qenë banesa jonë edhe si një bazë e UÇK-së, LKÇK-së e të LPRK-së, të gjitha organizatave që kanë vepruar për çlirimin e vendit kanë ngrënë e pi nga gjyshja ime e familja ime në përgjithësi”, pati thënë ai.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...