Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka Kosovës ka shprehur telegram ngushëllimi për vdekjen e asistentes së stomatologjisë, Gjyljeta Ukella.
Përmes telegramit, FSSHK ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegëve dhe gjithë vendit që njohën Ukellën.
Telegram ngushëllimi i FSSHK:
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot në mëngjes mori lajmin më të trishtë,për vrasjen mizore të anëtares së saj Asistentes së Stomatologjisë Gjyljeta Ukella nga Peja.
Sot punëtorët shëndetësor janë në zi,i gjithë vendi është në zi,një jetë tjetër u shua,një grua tjetër mbeti viktimë.
FSSHK kërkon nga autoritetet shtetërore që të zbardhet në detaj ky krimi dhe prejardhja e saj, njejtë të veprohet edhe për rastet të tjera ku viktima është
GRUA,kurse autorëve të këtyre krimeve tu shqiptohet dënimi maksimal.
FSSHK shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerës,kolegëve të saj nga Peja dhe i gjithë vendi.
Ndryshe, sot në orët e hershme të mëngjesit, është vrarë një grua në Pejë.
Dorasi dyshohet se është bashkëshorti i viktimës.
Ai është arrestuar./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti
Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti
Përurohet Instituti i Anatomisë Patologjike në QKUK
Kurti paralajmëron takim me liderët e opozitës për çështjen ...
“Ia dhashë 28 dhjetorin për zgjedhje”, Kurti i kundërpërgjig...
Kurti: Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgj...
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...