Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati do të marrë pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat mbahen në Washington DC.
Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe shoqërisë civile të mbi 100 shteteve në mbarë botën.
Ministria e Financave përmes një njoftimi për media, bën të ditur se njëra ndër pikat kryesore të këtyre takimeve do të jetë edhe nënshkrimi i marrëveshjes për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, që i sjellë Kosovës mbi 90 milionë euro me kushte të buta financimi.
Gjithashtu, me ftesë të Drejtoreshës Menaxhuese për Operacione të Bankës Botërore, Murati do të marrë pjesë në tryezën e diskutimeve ministeriale me temë “zbatimin e projekteve për rezultate më të shpejta dhe ndikim më të madh”.
Gjatë qëndrimit në Washington DC, Ministri Murati pritet të takojë edhe përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje./Arbresh.info/
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...