Daniele De Rossi po bën mrekulli me Romën, që prej momentin që e morri drejtimin e klubit të tij të zemrës.
Ish-mesfushori legjendar i Romës ka marrë drejtimin e klubit tre muaj më parë dhe deri tani në 16 ndeshje ka 11 fitore, tre barazime dhe vetëm dy humbje, një e parëndësishme në Ligën e Evropës 1-0 nga Brighton pas fitores 4-1 në ndeshjen e parë dhe një tjetër nga Interi.
Fabio Capello ka folur sërish për trajnerin e ri italian, duke e lavdëruar atë për punën fantastike që bëri në ndeshjen ndaj Milanit, ku Roma fitoi 0-1 në San Siro në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës.
77-vjeçari, theksoi se te De Rossi vlerëson pragmatizmin ndërsa shtoi se ai është shumë i zgjuar taktikisht.
“Një karakteristikë që më pëlqen te De Rossi është pragmatizmi. Ai është shumë i zgjuar taktikisht si dhe studion shumë. Milanin përshembull e kishte studiuar në detaje”.
“De Rossi ishte shumë i zoti që në momentin kur mori skuadrën të risillte besimin, përfshiu të gjithë lojtarët dhe kështu u shndërrua në një personazh të dashur nga të gjithë”.
“Duhet ta them se ishte me fat që pati disa ndeshje të lehta në fillim, por falë atyre rezultateve ndërtoi forcën e grupit dhe u bë një lider i vërtetë”, tha Capello.
Me De Rossin në krye të skuadrës, Roma zë vendin e pestë në Serie A me vetëm tre pikë larg Bolognës së vendit të katërt dhe shtatë më pak se Juventusi që ndodhet në vendin e tretë. /Telegrafi/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh