Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër 16 të pandehurve me inicialet: E.I, L.S, B.N, F.O, A.E, B.M, M.B, S.S, A.A, L.F, I.K, F.SH, H.K, S.I, S.Q, dhe H.B., në rastin “Subvencionet VI”.
Kjo aktakuzë është ngritur për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale “Marrje ryshfeti”, nga neni 421 të KPRK-së, “Dhënie ryshfeti”, nga neni 422 të KPRK-së, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Mashtrim në detyrë”, nga neni 419 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 të KPRK-së, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 të KPRK-së dhe “Mashtrimi me subvencione”, nga neni 324 të KPRK-së.
Sipas Prokurorisë Speciale, aktakuza është ngritur kundër 7 pandehurve në cilësinë e personave zyrtarë, prej tyre pesë (5) të pandehur nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, një zyrtar në Komunën e Ferizajt dhe një (1) zyrtar në Komunën e Vitisë.
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj