Futbolli është nën kërcënimin e grupit terrorist të ISIS-it. Të paktën kjo është ajo çfarë paralajmërojnë mediat gjermane të cilat theksojnë se në shënjestra e këtij grupi është kampionati Evropian, verën e këtij viti. Një event i cili mbledh me miliona njerëz dhe që mund të shndërrohet në objektivin më të dëshiruar për akte terroriste.
Ajo që shton edhe më shumë dyshimet për sulme terroriste gjatë Euro 2024, është një fotografi e postuar në një prej revistave që mbështet propagandën e ISIS, ku shihet një terrorist me armë në metro me titullin; Thirrja e fundit para daljes!
Megjithatë, në Gjermani kanë nisur të punojnë me impenjimin më maksimal për të ndalur çdo tentativë të mundshme për sulme terroriste. Kujtojmë se edhe mesjava e Kupave të Evropës u zhvillua nën masa të shtuara të sigurisë pasi edhe në këtë rast, ISIS kërcënoi Londrën, Madridin dhe Parisin për sulme të mundshme terroriste./SS
Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, flasin për thelli...
Policia jep detaje për kamionin e përfshirë nga zjarri në au...
PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e d...
Bilanc ‘lufte’ në burgjet shqiptare/ 139 të dënuar humbën je...
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...