Autoritetet gjermane i kanë arrestuar tre të rinj, të moshës 15 dhe 16-vjeçare, nën dyshimin se kishin planifikuar sulm vdekjeprurës terrorist në shtetin perëndimor gjerman, North Rhine-Westphalia, thanë prokurorët të premten.
Zyra Qendrore kundër Terrorizmit në këtë shtet kishte lëshuar fletarrestime për tre të rinjtë gjatë festës së pashkëve.
Të arrestuarit janë një vajzë 15-vjeçare nga Dyseldorfi, një djalë 15-vjeçar nga distrikti Markischer Kreis dhe një vajzë 16-vjeçare nga rrethina Soest, e cila ndodhet rreth 100 kilometra në lindje të Dyseldorfit.
Sipas hetuesve, ata akuzohen se ishin pajtuar për të kryer vrasje dhe vrasje paparamendim, si dhe për të përgatitur një varg veprimesh të dhunshme që e rrezikojnë shtetin.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, të rinjtë e kishin krijuar një grup për bisedime online, por nuk kishin përpiluar plan konkret për kohën apo vendin e sulmit.
Autoritetet kanë kryer bastisje gjithashtu gjatë hetimeve ndaj tyre, sipas DPA-së.
Hetuesit “e panë rrezikun” në përgatitjet e tyre, pavarësisht se mungonte një plan specifik sulmi, sipas burimeve të DPA-së./rel
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK