Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mëngjesin e së enjtes në aksin Divajë-Lushnjë.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi G. A., rreth 44 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./euronews
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...