Besimtarët e fesë islame të Kosovës po festojnë sot Fitër Bajramin, pas përfundimit të muajit të Ramazanit.
Në këtë ditë të veçantë, qytetarët festojnë me shpresë për shëndetin dhe lumturinë në shoqëri.
Ata para kamerës së portalit Arbresh.info kanë shprehur urimet e tyre të ngrohta për festën e Bajramit.
Mes urimeve të përzemërta ata përshëndesin diasporën shqiptare anë e mbanë botës.
“Shpresoj që ky bajram të na gjejë mirë, urime festa e Bajramit të gjithë shqiptarëve dhe diasporës urime, ishalla bajramin tjetër jemi më të bashkuar”, u shpreh një qytetarë.
Një qytetarë tjetër u shpreh se ta gëzojmë këtë festë “fetarisht dhe kombëtarisht”.
“Ta gëzojmë të gjithë kombëtarisht edhe fetarisht”, u shpreh një qytetarë.
Festa e Fitër Bajramit është njëra prej dy festave kryesore të besimtarëve myslimanë./Arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi