Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave që pësuan nga tërmeti i rëndë në Tajvan.
Hoti tha se Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore.
“Tërmeti i rëndë në Tajvan ka lënë disa të vdekur e të lënduar, si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Prandaj, në këtë ditë të rëndë për popullin e Tajvanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave. Lutem për ta. Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore.”, ka shkruar Hoti.
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit