Nazmi Morina, 52 vjeçari nga fshati Lumishtë e Malishevës, i cili humbi jetën në vendin e punës në qytetin Orzivecchi në Itali, do të varroset nesër.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 04.04.2024në ora 17:00 në varrezat e fshatit Lumishtë-Malishevë.
Nazmi Morina ndërroi jetë më 27 mars në vendin e tij të punës në Itali.
Në një deklaratë për Arbresh.info, miku i të ndjerit, Avdi Shala ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, derisa i ndjeri ishte duke shkarkuar një furgon me dritare me peshë rreth një ton.
“Ngjarja ka ndodhur në 17:40, ishte duke shkarkuar një furgon me dritare me pesh një ton. Pastaj ka rrëshqitur fasha ku ishte i lidhur me një lartësi rreth dy metra dhe e ka zënë nën trup. Për fat të keq nuk ka pasur të tjerë persona me viktimën por ka qenë vetëm në një ditë me shi, ku ka shkuar vetëm për t’i shprazur. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e punishtes në fshatin Orzivecchi provincia di (brescia)”, tregon miku i tij, Avdi Shala për Arbresh.info.
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...