Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e rëndë ku humbën jetën 7 klandestinë dhe drejtuesit i automjetit nga Shkodra.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se aksidenti i ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, “si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër”
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera policia bën të ditur se automjeti tip “Benz” që drejtonte 24-vjeçari nga Shkodra është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.
Për këtë arsye, policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes./rtsh.al/
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...